Vijon transportimi i emigrantëve ilegalë, dy të arrestuar në aksin Milot-Morinë

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 12:29 | Kronikë
Vijon transportimi i emigrantëve ilegalë, dy të arrestuar në

Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë 2 persona që po transportonin emigrantë ilegalë në drejtim të Kosovës, në një fluks që tashmë duket i pashtershëm, me Shqipërinë si pikë transferimi gjithmonë e më e përdorur.

Dy personat u arrestuan përgjatë aksit Milot-Morinë, në fshatrat Munaz dhe Skuraj, teksa po transportonin në mjetet e tyre, kundrejt pagesës, 13 emigrantë të paligjshëm.

Bëhet fjalë për shtetasit F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos