Operacion antidrogë në Durrës, arrestohen në flagrancë 4 persona

Nga A2 CNN
30 Shtator 2021, 11:13 | Kronikë
Operacion antidrogë në Durrës, arrestohen në flagrancë

Katër persona janë arrestuar sot në flagrancë nga forcat e policisë në qytetin e Durrësit, si pasojë e një operacioni kundër kultivimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.

Forcat e rendit kanë arrestuar shtetasit Admir Dedja, 25 vjeç, Beart Ismailaj, 24 vjeç, Hismet Toro, 33 vjeç dhe Misim Koldashi, 55 vjeç, (ky i fundit i shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike), të gjithë banues në Durrës.

Pikërisht në garazhin e këtij të fundit të arrestuarit po tentonin të shisnin, sipas autoriteteve, rreth 21 kilogramë kanabis kundrejt një shume prej 38 800. Bimët narkotike ishin kultivuar në pronën e Koldashit, dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos