
Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Emiliano Shullazit për lirim nga qelia.
I dënuari me 14 vite burg për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal” kërkoi në gjykatë shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, me argumentin e tejkalimit të afatit ligjor të qëndrimit në paraburgim. Pretendimi nuk bindi gjyqtarin Erjon Bani, i cili la të pandryshuar masën “arrest në burg”.
Shullazi ndodhet në qelitë e regjimit të egër 41 Bis, ndërsa gjyqi ndaj tij dhe katër të bashkëpandehurve ka “ngecur” prej gati dy vitesh në Apelin e Gjykatës së Posaçme, për shkak të mungesave të avokatëve, si edhe kërkesave të vijueshme të përjashtimit të gjyqtarëve, me pretendimin e konfliktit të interesit. (A2 Televizion)