
Policia e Vlorës, e mbështetur edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Vjeshta".
Shtatë persona janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni, i cili ka goditur aktivitetin kriminal në fushën e kultivimit dhe shitjes së bimëve narkotike.
Të arrestuarit vepronin kryesisht në territorin e Bashkisë së Selenicës. Përveç të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 automjete, një sasi lekësh dhe valutë në euro si dhe janë asgjësuar bimë narkotike në kubikë dhe fidanë. (A2 Televizion)