Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Pashalli, Ura Vajgurore.
Mësohet se shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar një traktor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti janë të paqarta. (A2 Televizion)