
Gjykata e Tiranës ka pranuar një padi për “shpifje” të bërë nga kreu i qeverisë, Edi Rama, kundër ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas gjyqtarës Marjana Shegani (Dedi) Berisha detyrohet të dëmshpërblejë Ramën me 500 mijë lekë dhe të përgënjeshtrojë deklaratën e bërë prej tij në Facebook në 15 tetor të vitit 2018.
Bëhet fjalë për një postim të Berishës të titulluar “Fundi i kakistokracisë së kallam dështakut po troket”.
Më herët, kreu i qeverisë ka fituar gjyqet për “shpifje” me ish-deputëtët demokratë Jorida Tabakun dhe Arben Imamin, të cilët detyrohen t’i paguajnë kryeministrit përkatësisht 300 mijë dhe 100 mijë lekë. (A2 Televizion)