
Prokuroria e Tiranës ka dërguar për hetim pranë SPAK-ut dosjen e KED-së. Kjo do të thotë se hetimet për padinë e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit do t’i kryejë SPAK-u.
Sot, Prokuroria e Tiranës konfirmoi zyrtarisht për mbylljen e hetimit nga kjo prokurori dhe shpalljen e moskompetencës.
Deri tani, kjo është e vetmja dosje që Prokuroria e Tiranës ka nisur pranë SPAK-ut. (A2 Televizion)