Gjykata Kushtetuese, KED: Edhe dy kandidatë për të kaluar Vetting-un

Nga A2 CNN
28 Qershor 2019, 14:42 | Aktualitet
Gjykata Kushtetuese, KED: Edhe dy kandidatë për të kaluar

Vetëm dy kandidatë kanë mbetur për të kaluar Vetting-un, që Këshilli Emërimeve në Drejtësi të japë vlerësimin për 18 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli do t’i dërgojë për përzgjedhje listat me vlerësim si Presidencës, ashtu dhe Kuvendit. Të dy institucionet kanë minimalisht një muaj kohë për të emëruar më pas gjykatësit kushtetues. Ardian Dvorani raportoi në Kuvend për ecurinë e procesit.

“Në rastin e Gjykatës Kushtetuese ka pasur 40 kandidatë, kanë mbetur në garë 18 kandidatë, 15 janë tërhequr, ndërsa 7 janë ndaluar nga kandidimi. Ne jemi në fazën përfundimtare të verifikimit të kandidaturave”, u shpreh Dvorani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos