Gjykata lë në burg Tire Alldervishin

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 12:09 | Kronikë
Gjykata lë në burg Tire Alldervishin

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Tire Alldervishit për lirim nga qelia. Togat e zeza refuzuan kërkesën e sanitares së "Shefqet Ndroqit" të akuzuar për "mashtrim" për zëvendësim të masës së sigurisë "arrest në burg" në një masë me të butë.

3 infermiere dhe 1 sanitare u arrestuan në javën e parë të muajit shkurt pas denoncimit për mashtrim në spitalin Covid. Për 3 infermieret, akuza është shpërdorim detyre dhe mashtrim.

Sipas prokurorisë, të katërta, bashkë me Tire Alldervishin, kishin krijuar një skemë për zhvatjen e pacientëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të shtruar atje si pasojë e infektimit me koronavirus. Ato merrnin përfitime të paligjshme nga familjarët në këmbim të shërbimeve spitalore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos