Zyrtari i policisë, specialist për narkotikët, dyshohet se organizonte shpërndarjen e drogës në Durrës

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 19:24 | Kronikë
Zyrtari i policisë, specialist për narkotikët, dyshohet se

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat bëri të ditur me një deklaratë se ka vënë në pranga një punonjës të policisë në Durrës, i cili kryente funksionin e specialistit për narkotikët në Drejtorinë Vendore Policisë Durrës.

Sipas policisë, gjatë ushtrimit të detyrës, ky punonjës policie dyshohet se organizonte persona për të shpërndarë lëndë narkotike në vende të ndryshme të qytetit të Durrësit, të cilët nga ana tjetër i jepnin informacione për shpërndarës të tjerë, me qëllim goditjen e tyre nga ana e punonjësit të policisë.

Gjithashtu, specialisti i Antidrogës në bashkëpunim me këta shtetas, organizohej duke i veshur me uniforma policie për të bërë të mundur kapjen e shpërndarësve të lëndëve narkotike dhe më pas i lironin duke mos ushtruar ndjekje penale ndaj tyre.

Mbi bazën e regjistrimit të procedimit penal dhe në përfundim të hetimeve paraprake, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi caktimin në mungesë të masës së sigurimit personal ndalues ”Pezullim i ushtrimit të një detyre a një shërbimi publik” ndaj shtetasit E.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos