Pjesë e një grupi kriminal, dënohet me 5 vjet në Elbasan

Nga A2 CNN
24 Maj 2021, 16:08 | Kronikë
Pjesë e një grupi kriminal, dënohet me 5 vjet në Elbasan

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan miratoi sot kërkesën e Prokurorisë Elbasan për deklarimin fajtor të të pandehurit Elton Kila, i akuzuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale", parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Elton Kila u dënua me 5 vjet burgim, pas përfitimit të uljes së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe sekuestrim të disa pasurive në emër të tij dhe familjarëve, ku përfshiheshin edhe disa mjete luksi si një jahti, një Ferrari dhe mjete të tjera.  

Në datë 11.09.2018 ndaj personit Prokuroria e Pescarës/Itali, ishte lëshuar një urdhërndalimi ndërkombëtar nga Prokuroria e Peskarës në Itali, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos