
Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë Elbasan lidhur me masat e sigurisë në ngarkim të Arbër Paplekajt dhe 10 të tjerëve. Paplekaj mbetet me masën e sigurisë personale “arrest me burg”. Ai akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Apeli ndërkohë ka liruar 10 të akuzuarit e tjerë për ngjarjen, duke i ndjekur penalisht në gjendje të lirë.
Paplekaj akuzohet edhe për veprat penale “vrasje e mbetur në tentativë e punonjësve të policisë” dhe “heqje e lirisë me dhunë”.
Më herët, Arbër Paplekaj është shprehur i tronditur për humbjen e jetës së një personi, ndërsa ka thënë se nuk mund të japë shpjegime për shkak të kësaj tronditjeje dhe për faktin se nuk ka dijeni se në ç’rrethana ndodhet familja e tij dhe katër fëmijët.
Akuzat për 10 të tjerët
Arjan Hoxha, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Pavlo Vuksani, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Emiljan Prenga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Juljan Mataj, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Erald Guga, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Erjon Demushi, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Taulant Ymeri, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Roland Xhepa, akuzuar për heqje të lirisë me dhunë
Nuredin Kasma, akuzuar për heqje të lirisë me dhune
Eldjo Beko, arrestuar “në flagrancë”, akuzuar për pengim të hetimeve (A2 Televizion)