Gjykata me 9 anëtarë, tri gra në garë për kreun e Kushtetueses

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2023, 17:45 | Aktualitet
Gjykata me 9 anëtarë, tri gra në garë për kreun e

Gjykata kushtetuese do të vijojë të drejtohet nga një zonjë. Në mbyllje të afatit, Marjana Semini, Fiona Papajorgji dhe Holta Zaçaj shprehën interesin për të qenë në krye të kupolës së dritësisë shqiptare.

Detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese për gati pesë vite e mbajti Vitore Tusha, e cila rezultoi e vetmja anëtare nga trupa e vjetër që kaloi filtrin e vettingut të gjyqtarëve. Pas zëvendësimit të saj, detyrën përkohësisht po e mban Marsida Xhaferllari, si anëtarja më e vjetër në Gjykatë sa i përket ushtrimit të mandatit, ndërsa tranzicioni final do të jetë sërish drejt një zonje.

Pas seancave dëgjimore të planifikuara në 15 shkurt, nëntë anëtarët kushtetuese do të zgjedhin me votë kryetaren e re të kësaj gjykate.

Gjykata Kushtetuese në për tre vite pushoi së funksionuari  pasi nuk kishte anëtarë për të plotësuar kuorumin dhe u artikulua nga politika si institucion i cili mund të zgjidhte krizat e shpeshta politike. Plotësimi i saj me nëntë anëtarë me mandat të plotë u bë pak javë më parë kur Holta Zaçaj u betua para presidentit të Republikës, dhe tani më, kjo trupë duhet t’i japë zgjidhje konflikteve të vazhdueshme që prodhon politika e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos