Gjykata shfuqizon qeverinë, jo zgjerim të sipërfaqes së parkut. Guroret vijojnë punën

Nga A2 CNN
3 Gusht 2019, 15:18 | Aktualitet
Gjykata shfuqizon qeverinë, jo zgjerim të sipërfaqes së

Gjykata Administrative e Tiranës hodhi poshtë kërkesën e qeverisë për ndryshimin e hapësirës territoriale të shpalljes së Malit të Tomorrit si pasuri kombëtare, duke lejuar kështu aktivitetin privat të guroreve të operojnë në atë zonë.

Ky vendim ngriti në protestë banorët e Beratit, ndërsa me ta u bashkua dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi. 

https://a2news.com/2019/08/03/zgjerimi-i-tomorrit-pd-lejet-e-guroreve-jane-miratuar-nga-qeveria/

“Me disa truke ligjore dhe disa truke të procedurës duan të vazhdojnë të mbrojnë interesat e një komuniteti në Malin e Tomorit që kanë 20 vite që e shkatërrojnë atë pasuri të përbashkët”, tha Klosi.

4 gjyqtarët Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve, i cili pritet të ankimojë këtë vendim në Gjykatën e Lartë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos