KPA e shkarkoi nga detyra, KLP hap garën për zëvendësimin e Gentian Osmanit

Nga A2 CNN
2 Gusht 2019, 17:41 | Aktualitet
KPA e shkarkoi nga detyra, KLP hap garën për zëvendësimin e

5 ditë pas shkarkimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit i prokurorit Gentian Osmani, i cili ishte edhe pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ky institucion ka shpallur vakancën për zëvendësimin e tij.

Aktualisht, KLP ka mbetur me 10 anëtarë. KLP duhet t’i dërgojë letër Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm që të rihapë garën dhe më pas të thërrasë Asamblenë e Prokurorëve.

Të drejtë për të kandiduar për anëtarë në KLP e kanë vetëm prokurorët e shkalleve të para. Po në mesditë, Komisioneri Publik njoftoi ankimimin e vendimit të KPK për prokuroren Manjola Kajana, e përzgjedhur në listën e 15 prokurorëve, për t’u bërë pjesë e SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos