Arrest me burg ka vendosur gjykata e Durrësit për Ndriçim Jonuzin, i dyshuar si autori i plagosjes së sekretarit të zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni.
Ndërsa për Dorjan Troplinin dhe Markel Shtyllën gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi.
Sot caktohet masa e sigurisë ndaj dy personave që plagosën sekretarin e PD ne zyren elektorale ne Kavaje
Këta persona akuzohen se sulmuan sekretari e zyrës së PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni duke e lënë të plagosur në këmbë. Akti i Jonuzit u bë edhe argument politik mes palëve për të zbuluar arsyet e veprës së tij.
Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale ky i fundit sqaronte se motivet nuk lidheshin me prirjen politike. Menjëherë pasi kreu krimin, ai u arratis, por pas punës së pandalur policia arriti të gjejë vendndodhjen e tij dhe ta vërë në pranga. (A2 Televizion)