Gjykata vendos masat për kontrollorët, pranon kërkesat e Prokurorisë

Nga A2 CNN
10 Prill 2021, 09:20 | Aktualitet
Gjykata vendos masat për kontrollorët, pranon kërkesat e

Gjykata e Tiranës la në masën “arrest me burg” dy nga kontrollorët e Rinasit, Armando Fezga dhe Muhni Mezini, ndërsa për Floresha Ndrecën u vendos masa “arrest shtëpie”.

Kontrollorët akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe gjykatësi Arben Mica pranoi masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët Marjeta Zaimi e Lidina Riza.

Kontrollorët akuzohen se pak ditë më parë organizuar rebelimin masiv të gjithë stafit prej afro 60 personash, duke mundësuar braktisjen e punës e kësisoj prokuroria pretendon shpërdorim detyre, por duket se avokati ka mendim tjetër.

Gjatë kohës kur zhvillohej seanca, pranë Gjykatës së Tiranës ishin të pranishëm familjarët dhe miqtë e kontrollorëve. Prej 2 ditësh në aeroportin e Rinasit ka rifilluar puna dhe pjesa më e madhe e kontrollorëve janë kthyer në vendet e tyre të punës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/09/nisin-fluturimet-ne-rinas-kullen-e-marrin-kontrolloret-shqiptare-ikin-turqit-e-greket/

A2 CNN Livestream

Latest Videos