Ka shkuar në mbi 250 mijë numri total i të vaksinuarve në vendin tonë. Shifrat janë publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Twitter, ku thekson se vetëm gjatë ditës së sotme janë kryer mbi 8 mijë vaksinime.

Shqipëria nisi vaksinimin në janar për personelin shëndetësor për të vijuar më pas me të moshuarit, personat e rrezikuar dhe mësuesit. Në fund të marsit nisi edhe vaksinimi masiv në vend, ndërsa aktualisht vijon vaksinimi me efektivët e policisë, gazetarët dhe personat mbi 65 vjeç.

Dozat e para të mbërritura në Shqipëri ishin të vaksinës Pfizer, ndërsa më pas AstraZeneca. Vendi ynë ndërkohë ka siguruar edhe një numër të konsiderueshëm vaksinash kineze. (A2 Televizion)