Ishte infektuar me koronavirus, ndahet nga jeta një tjetër mjek në vendin tonë

Nga A2 CNN
9 Prill 2021, 21:05 | Aktualitet

Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin në vendin tonë. Bëhet fjalë për mjekun e njohur gjinekolog nga Korça, Adhon Polena.

Sipas burimeve, 75-vjeçari Polena ishte infektuar nga Covid-19 rreth 1 muaj më parë, ndërsa gjendja e tij u rëndua në fillim të prillit.

Mësohet gjithashtu se Polena ishte transportuar në spitalin e infektivit në Tiranë ndërsa mbrëmjen e sotme fatkeqësisht mjeku i njohur është ndarë nga jeta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos