Gjykata vendos të mos ekstradojë “spiunen ruse”

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 13:45 | Kronikë
Gjykata vendos të mos ekstradojë “spiunen ruse”

Gjykata e Elbasanit vendosi të mos ekstradojë shtetasen ruse Svetlana Timofeva në Rusi, me arsyetimin se kësaj shtetase i rrezikohet jeta në Rusi.

Svetlana Timofeva, e cila akuzohet për spiunazh në vendin tonë u ndalua së bashku me rusin Mikhail Zorin dhe ukrainasin Fadir Mykhaylov (Aplativ) më 20 gusht në Gramsh në uzinën e armëve.

Ata u arrestuan pasi ushtruan dhe dhunë ndaj rojeve të uzinës duke i sulmuar ata me spraj në fytyrë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/21/nga-bazat-sovjetike-te-katedralja-e-parisit-kush-eshte-svetlana-timofoeva-rusja-e-arrestuar-ne-gramsh-si-e-dyshuar-per-spiunazh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos