Zjarr në një garazh në Tiranë, digjen 4 makina dhe lëndohen 8 persona

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 07:19 | Kronikë

Një zjarr ka rënë në një garazh, në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar djegien e 4 automjeteve.

Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 8 persona të cilët kanë shkuar për mjekim në spital.

Ngjarja ka ndodhur në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë".

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën "Aleksandri i Maqedonisë", në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos