
Gjykata e Posaçme pranoi të bëjë palë në procesin ndaj Fatmir Mediut të gjithë të plagosurit nga shpërthimi i Gërdecit, si viktima të veprës penale. Njoftimi i veprës penale është i vështirë, tha gjykata, për shkak të numrit të madh të të dëmtuarve dhe për këtë arsye njoftimi do bëhet me shpallje publike.
E njëjta kërkesë ishte rrëzuar me herët nga gjykata, ndërsa pas kërkesës së paraqitur ditën e sotme u miratua. Pranimi i saj u kërkua edhe nga prokurorët e SPAK në sallë, të cilët thanë se familjarët e viktimave dhe të dëmtuarve duhet të legjitimohen dhe t'u krijohet e drejta të dëgjohen në proces. Për t'i dhënë kohë njoftimit të tyre gjykata e shty seancën për në 22 qershor. (A2 Televizion)