“Nuk donte të punonte”, Aleko Myrtollari tregon pse qëlloi me thikë bashkëshorten

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 10:26 | Kronikë
“Nuk donte të punonte”, Aleko Myrtollari tregon pse qëlloi

Zbardhet dëshmia e Aleko Myrtollarit para uniformave blu të Korçës. Gjatë marrjes në pyetje nga policia, autori i krimit, ka deklaruar se konflikti me bashkëshorten e tij Marjola, ka ndodhur për shkak se kjo e fundit nuk ka dashur të punojë. Ai i ka kërkuar që të nisë punë, ndërsa bashkëshortja i ka thënë që nuk ka dashur, dhe i ka kërkuar të punojë vetë Aleko për të mbajtur fëmijët dhe familjen.

Sipas tij, kjo ka qënë arsyeja që konflikti ka agravuar dhe ka përfunduar në plagosjen e rëndë të 38- vjeçares e cila vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Tiranës.

Autori Aleko Myrtollari, sipas të dhënave i është shmangur policisë për 2 ditë rresht prej së shtunës kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditën e djeshme është dorëzuar në polici, pasi ka parë që nuk ka mundur të fshihet për një kohë të gjatë. Lëvizjet e vetme të autorit kanë qenë në fshatrat e të afërmve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/05/xheloz-i-dhunshem-dhe-shpesh-i-dehur-detaje-te-reja-nga-krimi-ne-korce/

A2 CNN Livestream

Latest Videos