Gjysmëfinalet në volejboll, Tirana mund pastër Vllazninë, Partizani fiton me Erzenin

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 17:04 | Sporte të tjera
Gjysmëfinalet në volejboll, Tirana mund pastër Vllazninë,

Këtë të martë nisën dhe gjysmëfinalet e play off në kampionatin kombëtar të volejbollin e meshkujve.

Tirana mori një fitore të pastër përballë Vllaznisë pasi e mposhti atë 3-0 me sete. Takimi nisi mire për bardheblutë që fituan setin e parë 25-17. Pas kësaj tek skuadra e Arben Sakos u ndje jo pak lodhja pasi shkodranët tentuan përmbysjen që në setin e dytë, por nuk e arritën dot pasi sërish kryeqytetasit triumfuan.

E njëjta histori ndodhi dhe në setin e fundit edhe pse me shumë vuajtje dhe gabime, Tirana arriti ta mbyllë ndeshjen me fitoren 3-0. Një triumf që vlen shumë për skuadrën e Arben Sakos që hedh një hap të sigurt drejt finales së madhe.

Megjithatë, pas duelit tekniku bardheblu u shpreh se pret akoma dhe më shumë nga djemtë e tij, ndërsa nuk preferoi të zgjidhte një kundërshtar në finale. 

Në ndeshjen tjetër Partizani mposhti 3-1 Erzenin duke hedhur një hap të rëndësishëm më tej. Ndeshjet e dyta gjysmëfinale do të luhen këtë të premte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos