Rusia lëshoi predhën hipersonike të quajtur Zirkon në Detin Barenc të martën dhe njoftimi iu bë presidentit Vladimir Putin të mërkurën, pikërisht në ditën e tij të lindjes. Putin, i cili mbushi 68 vjeç, mësoi nga Shefi i Shtabit Valery Gerasimov suksesin e predhës së lëshuar nga anija luftarake Admiral Gorshkov. Prania e anijes ruse në rrethin Arktik është pjesë e përpjekjeve të Putinit për të treguar forcën ndaj fuqive të tjera botërore që kanë mjete ushtarake atje. (A2 Televizion)
Putin merr dhuratë për ditëlindje predhën hipersonike
