Kampionati kombëtar i Mbajtjes së Gruas u mbajt të premten e kaluar në Delauer të Shteteve të Bashkuara, për të dytin vit radhazi.
Garën me pengesa e fituan Jerome dhe Olivia Roehm të cilët e realizuan në kohën rekord 53,85 sekonda, dy sekonda më shpejt se ndjekësit më të afërt, duke lënë pas 15 çifte të tjerë pjesëmarrës në garë.
Shpërblimi për fituesit ishte pesha e gruas në birrë (51 kilogramë) dhe pesëfishi i peshës së saj në dollarë (570 dollarë). Ata gjithashtu fituan të drejtën të marrin pjesë në Botërorin e Mbajtjes së Gruas, që do të zhvillohet në Finlandë në vitin 2021. (A2 Televizion)