Godet penalltinë, portieri hidhet dhe… ikin dritat në qytet

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2020, 18:30 | Futboll

Në një ndeshje në Maltë mes St. Andrews dhe Marsa, stadiumit i ikën dritat në momentin më kulminant të mundshëm në futboll.

Arbitri kishte akorduar penallti, lojtari goditi topin, portieri u hodh në drejtim të tij dhe pikërisht në këtë çast gjithçka u errësua në të gjithë qytetin.

Në akt, zyrtarët e ndeshjes shkruajtën se ndeshja do të rinisë nga minuta kur u ndërpre, por nuk saktësojnë nëse 11-metërshi do të ekzekutohet sërish apo nëse ky 11-metërsh u shënua apo jo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos