Godet të birin me shpullë, mamaja dënohet me 2 muaj burg

Nga A2 CNN
17 Mars 2019, 19:34 | Lifestyle
Godet të birin me shpullë, mamaja dënohet me 2 muaj burg

Një vendim vërtet i veçantë po diskutohet shumë ditët e fundit në Spanjë, aty ku një gjykatës ka dënuar nënën e një djali 10 vjeçar me dy muaj burg sepse ka goditur me shpullë të birin, i cili kishte refuzuar të bënte një dush.   

Fakti, i ndodhur në qytezën Pontevedra, në Galicia,  u gjykua si ”abuzim në sferën familjare”, dhe mamasë do t’i pengohet për 6 muaj të afrohet më shumë se 200 metra nga i biri.    

Në verdiktin e jurisë, u theksua se “qortimi për një mosbindje nuk mund të justifikojë kurrë përdorimin  e dhunës”, që në këtë rast ishin dy shpullat. Sipas tyre, e drejta e korrektimit nga ana e prindërit ekziston por vetëm kur ka si objektiv të mirën e fëmijës, dhe realizimin e edukimit të tyre, dhe ka si limit të pa kapërcyeshëm dhunën ndaj tyre”.

Vendimi ka hapur një debat të fortë në opinionin publik spanjoll, se deri ku shkojnë të drejtat e prindërve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos