Tërmeti i fuqishëm ka shembur edhe një ndërtesë 4-katëshe në Durrës. Deri tani janë nxjerrë dy persona të pajetë nga rrënojat e kësaj banese, ndërsa është nxjerrë i gjallë një fëmijë. Aktualisht, dyshohet se 5 anëtarë të një banese janë ende të bllokuar në këtë banesë. Grupet e shpëtimit e kanë të vështirë për të ndërhyrë për momentin pasi ndërtesa vazhdon të shembet, ndërsa nga brenda godinës dëgjohen edhe zërat e personave të bllokuar aty. (A2 Televizion)
Godina 4-katëshe e shembur në Durrës, të bllokuar 5 anëtarë të një familje
