Shkrumbohen 5 makina në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 10:59 | Kronikë

Përgjatë orëve të natës, në Vlorë, janë djegur 5 automjete të parkuara në një shesh parkimi në zonën e “Ujit të Ftohtë”, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Objekt i zjarrvënies mendohet të ketë qenë automjeti i zyrtarit të bashkisë, Genti Sherifi, me post drejtor i shërbimit, si dhe automjeti
i bashkëshortes së tij.

Gent Sherifi është një nga 7 personat e përfshirë në dosjen e Prokurorisë së Vlorës, për çështjen e parkimeve me pagesë, dosje e cila tashmë i ka kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë. Për shkak të flakëve janë djegur edhe tre automjete të tjera. Në total, policia thotë se janë shkrumbuar 5 makina të tipit “Benz”, “Golf” dhe “BMW”.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe policia e Vlorës ,e cila ka nisur hetimet, ndërsa pritet të merren edhe pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet që ndodhen pranë vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos