Goditet karteli i drogës në Itali: Pranga 13 personave, mes tyre shqiptarë dhe kolumbianë

Nga A2 CNN
25 Maj 2021, 07:40 | Bota
Goditet karteli i drogës në Itali: Pranga 13 personave, mes tyre

Një kartel droge i përbërë nga dy grupe kriminale, që përfshinte siçilianë, kolumbianë dhe shqiptarë, u godit nga Guardia di Fianzia e Katanias, e cila zbatoi një urdhër paraburgimi paraprak ndaj 13 personave, por nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Ata akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Masa e operacionit ''Cocorito'' po kryhet nga mbi njëqind ushtarë të komandës provinciale të Guardia di Finanza të Katanias, me bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shërbimit Qendror të Hetimit të Krimit të Organizuar (Scico).

Sipas Drejtorisë së Qarkut Anti-Mafia të Katanias, e cila koordinonte hetimet e Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Policisë Financiare të kryeqytetit Etna, ''karteli i drogës'' që vepronte në qytet tregtonte sasi të mëdha droge.

Gjatë hetimit u sekuestruan 365 kilogramë drogë, përfshirë marijuhanë dhe kokainë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos