Goditja e madhe e Kukësit, arrihet akordi me Valdet Ramën

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 17:35 | Futboll
Goditja e madhe e Kukësit, arrihet akordi me Valdet Ramën

Pas transferimit të Rrocës dhe Shkurtajt nga Luftëtari, Kukësi i Safet Gjicit ka arritur akordin edhe me ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Valdet Rama.

A2 ka mësuar se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tashmë pritet nënshkrimi i kontratës. Aktualisht, Rama ishte futbollist i lirë, pasi ka mbyllur kontratën në vitin 2018 me skuadrën kineze të YB Funde.

Valdet Rama ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare dhe mbahet mend nga tifozët kuqezi si një lojtar me një teknikë të lartë, si edhe për atë gol të shënuar ndaj Norvegjisë në “Qemal Stafa”. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=nopPNh5QSq4

A2 CNN Livestream

Latest Videos