Stadiumi i ri, Kukësi gati të kthehet në shtëpi

Nga A2 CNN
30 Janar 2019, 14:30 | Futboll
Stadiumi i ri, Kukësi gati të kthehet në shtëpi

Mungesa e një stadiumi me kushte optimale për zhvillimin e një ndeshjeje futbolli, e ka penalizuar skuadrën e Kukësit që prej kohësh nuk luan në qytetin e tij.

Një vit nga hartimi i projektit dhe vetëm pesë muaj nga miratimi i buxhetit në Kukës kanë nisur matjet dhe punimet e para për ringritjen e një stadiumi modern dhe me kushte bashkëkohore. Stadiumi nuk do të ndërrojë destinacion por do të ketë një ringritje të tij.

Me përfundimin e punimeve dhe inaugurimin e stadiumit të ri, Kukësi do të ketë mundësinë që përveç ndeshjeve kombëtare, të zhvillojë edhe takimet ndërkombëtare në stadiumin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos