
Krzysztof Piątek ka bërë të ëndërrojnë tifozët e Milanit duke bërë një paraqitje të jashtëzakonshëm në ndeshjen e Kupës ndaj Napolit.
Milani fitoi 2-0 dhe të dy golat u shënuan pikërisht nga ish-sulmuesi i Genoas, duke e dërguar Milanin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Napoli dominoi takimin, ndërsa Piatek, i vetëm në sulmin e kuqezinjve, bëri të “flasë me vete” një nga mbrojtësit më të kërkuar, Koulibaly.
Në golin e parë ishte Laxat që dha asist, ndërsa në të dytin braziliani Paqueta.
Tashmë Milani e sheh veten në gjysmëfinale të Kupës, në pritje për të mësuar kundërshtarin. (A2 Televizion)