Goditja nga pandemia: U mbyllën 1500 biznese dhe 27 mijë vende pune

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 12:26 | Ekonomi
Goditja nga pandemia: U mbyllën 1500 biznese dhe 27 mijë vende pune

Mbi 27 mijë vende pune të humbura dhe 116 miliardë lekë apo rreth 950 milionë euro xhiro e munguar. Ky është bilanci katastrofik i pandemisë te sipërmarrja, që shtyu mbi 1500 biznese të mbyllin aktivitetin e tyre, ku kompanitë më të goditura kanë rezultuar ato me mbi 50 të punësuar.

Të dhënat e INSTAT zbulojnë se industria e dega më e goditur në aspektin financiar, me industrinë nxjerrëse që vuajti mbylljen e ekonomisë botërore dhe rënien e çmimeve të lëndëve të para si nafta dhe mineralet. Ndërsa në industrinë përpunuese, ku përfshihet edhe grupi kryesor i eksporteve shqiptare, prodhuesit e veshjeve dhe këpucëve, patën raportin më të lartë të kompanive të mbyllura, gati 1 mijë të tilla, apo rreth 14% e sektorit.

Ndërsa në sektorin e shërbimeve, dega më e goditur është turizmi, me rreth 534 bare, restorante e hotele të mbyllura, 8 mijë të punësuar më pak dhe rreth 17 miliardë lekë xhiro të munguar.

Sektorët e vetëm që kanë lulëzuar gjatë pandemisë janë ndërtimi, që ka përfituar nga programi i rindërtimit pas tërmetit dhe bumi i lejeve të dhëna. Së bashku me shërbimet mjekësore dhe kompanitë e teknologjisë së informacionit, që kanë parë rritje si të xhiros, ashtu edhe të bizneseve të reja dhe vendeve të punës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos