Me certifikatë vaksinimi në lokal? Jahaj: Nuk është zgjidhje, të gjenden mënyra alternative

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2021, 21:20 | Ekonomi
Me certifikatë vaksinimi në lokal? Jahaj: Nuk është

I ftuar në A2 Business mbrëmjen e së mërkurës, aty ku u diskutua për propozimin e vendosjes së detyrueshme të certifikatës së vaksinimit për t’u futur në lokale, Enri Jahaj, kryetari i shoqatës së bar-restoranteve, u shpreh se kjo nuk është zgjidhje.

Ai theksoi se ka shumë mënyra që kjo masë të shkelet nga personat e papërgjegjshëm. Për Jahajn nevojitet një zgjidhje tjetër.

“Certifikata e vaksinimit është bërë vetëm për të kontrolluar njerëzit që të mos hyjnë në vendet e mbyllura. Heq disa të drejta themelore të njeriut. Bizneset shqiptare janë lënë në mes të rrugës, po na vjen mendja vërdallë. Nuk ka ndihmë nga shteti. Këtu ka edhe njerëz të papërgjegjshëm që të të marrin certifikatën e vaksinimit ty dhe të futen në lokal. Në mes të pandemisë janë bërë dasma. Nuk besoj se certifikata do të japë zgjidhje, duhet të gjendjen mënyra alternativë”, u shpreh Enri Jahaj, kryetari i shoqatës së bar-restoranteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos