All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Goditje e rëndë për sulmuesin “bastexhi” në Premier League, përjashtohet 8 muaj dhe një gjobë e majme

Nga A2 CNN
17 Maj 2023, 20:17 | Futboll
Goditje e rëndë për sulmuesin “bastexhi” në
All - Paragraf - 1

Sulmuesi i Brentfordit dhe kombëtares së Anglisë, Ivan Toney, është përjashtuar nga futbolli për 8 muaj pasi ka shkelur 232 herë ligjet për bastet sportive.

27-vjeçari do t’i mungojë klubit të Premier League dhe kombëtares së “Tre Luanëve” deri më 16 janar të vitit të ardhshëm.

All - Paragraf - 3

Ai akuzohet se i ka kryer shkeljet nga viti 2017 deri në vitin 2021. Gjithashtu, ai është gjobitur edhe me 50 mijë paund teksa i ka pranuar edhe shkeljet e kryera.

“Ivan Toney është pezulluar nga të gjitha aktivitetet e futbollit me efekt të menjëhershëm për 8 muaj, si dhe gjobitet 50,000 £”, thuhet në një njoftim të Federatës. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos