Gola shqiptarësh në Austri, Hungari dhe Turqi

Nga A2 CNN
27 Nëntor 2021, 19:32 | Futboll
Gola shqiptarësh në Austri, Hungari dhe Turqi

Futbollistët shqiptarë vijojnë të tregojnë një formë shumë të mirë në kampionatet ku po luajnë dhe kjo gjë u vu re edhe këtë të shtunë.

Xhiakomo Vrioni tashmë është abonuar tek goli në Austri. Ish-lojtari i Juventusit shënoi një dygolësh tjetër për Swarowski Tirol në ndeshjen që ekipi i tij zhvilloi në transfertë përballë Altach.

Devi Bregu hapi serinë e golave për Bolusport në përballjen ndaj Eyupsor. Ekipi i kategorisë së dytë në Turqi po tregon një formë të mirë këtë vit fal dhe kontributit të shqiptarit.

Jasir Asani është duke përjetuar ëndrrën në Hungari. Ish-lojtari i Partizani shënoi dy herë në ndeshjen ndaj Budapest dhe tashmë ekipi i tij Kisvarda ndodhet vetëm një pikë larg kreut të renditjes që mbahet nga Ferencvarosh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos