Një gomone me 5 persona kishte mbetur në det për shkak të një defekti dhe e kishte të pamundur në kthehej në breg. Policia e Vlorës njofton se sapo ka marrë njoftimin iu shkoi në ndihmë duke i nxjerrë në breg në gjendje të mirë shëndetësore, së bashku me mjetin lundrues.
Gomonia e tyre kishte pësuar defekt në plazhin e Zhapovelit në Karaburun dhe e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Njoftimi i Policisë
Policia Kufitare e Vlorës dhe Delta Forcë i kanë shkuar në ndihmë 5 shtetasve që kishin ngelur në det dhe e kishin të pamundur kthimin në breg, me mjetin e tyre lundrues skaf.
Gjatë ditës së sotme, salla operative e Policisë Kufitare Vlorë ka marrë njoftim se një mjet lundrues gomone me 5 shtetas në bord, kishte pësuar defekt, në plazhin e Zhapovelit në Karaburun.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë 5 shtetasve të cilët ndodheshin në mjetin lundrues i cili e kishte të pamundur lundrimin dhe kthimin në breg.
Shërbimet e Policisë, me mjetet e Policisë Kufitare, kanë shoqëruar në breg, mjetin lundrues gomone, së bashku me personat në bord, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, në SPK Triport.
Policia e Kufitare është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Digjital çdo rast të paligjshmërisë. (A2 Televizion)