
Për 4 vite, Kopshti Zoologjik në Kolumbi ka besuar se Sully ishte mashkull, por gorilla i surprizoi të gjithë teksa solli në jetë fëmijën e saj.
Zyrtarët e kopshtit zoologjik thanë në një postim se foshnja është e shëndetshme" dhe se Sully është një nënë e shkëlqyer. Ato kanë argumentuar faktin se përse kjo lindje ishte e papritur për ta, pasi Sully ka qenë në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe asnjëherë nuk ka pasur nevojë për ekzaminim, gjë që ndikoi në ngatërresë.
Nga ana tjetër, për 4 vite gorilla është menduar se ishte mashkull, e kurrsesi nuk u kishte shkuar ndërmend se mund të ishte shtatzënë.
“Është e vështirë të dallosh gjininë e gorillave të rinj”, thanë ata. Në moshën tetë vjeç, Sully ishte mjaft e vjetër për t'u shumuar, por ende shumë e re për të treguar shenja të dukshme të gjinisë së saj, shtuan zyrtarët.
“Deri rreth moshës tetë, meshkujt dhe femrat kanë përmasa të njëjta dhe nuk kanë organe gjenitale të dukshme. Meshkujt nuk e zhvillojnë kurrizin e tyre të argjendtë deri në moshën 12 vjeç ose më vonë. Gorillat zakonisht nuk tregojnë shenja shtatzënie për shkak të barkut të madh, dhe gorillat foshnja janë dukshëm më të vogla në madhësi se foshnjat e njeriut. Ne jemi të ngazëllyer për lindjen e një gorilleje tjetër për këtë specie të rrezikuar në mënyrë kritike," thanë zyrtarët.Kopshti zoologjik tha se do të kryejë një test të ADN-së për të përcaktuar babanë dhe pavarësisht ngatërrimit me Sully, përgjegjësit thonë se janë të sigurt për gjininë e të bebes. "Ajo është një vajzë! (A2 Televizion)