Makina del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari në Sarandë! Plagosen 2 pasagjerët

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 17:13 | Aktualitet
Makina del nga rruga, humb jetën 40-vjeçari në Sarandë!

Një 40-vjeçar ka gjetur vdekjen pas një aksidenti tragjik të regjistruar në Himarë. Viktima është identifikuar si R.B, 40 vjeç, banues në Sarandë.

40-vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën. Gjithashtu, janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjekësore dy pasagjerët në këtë automjet, ku nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes.

Himarë/Informacion paraprak

Në fshatin “Shën Vasil”, Himarë, ka dalë nga rruga një automjet që drejtohej nga shtetasi R.B, rreth 40 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi R.B.

Si dhe janë dëmtuar dhe transportuar në spital për ndihmë mjeksore dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë automjet.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë te rrethanave të ngjarjes (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos