
Një kroçerë me rreth 2000 turistë, e nisur nga Mali i Zi në drejtim të Korfuzit, ka devijuar lundrimin e saj për shkak të një problemi shëndetësor që ka patur një prej turistëve në bord.
Sipas të dhënave, turistja 57-vjeçare ka pësuar fraktura në kokë, brenda anijes turistike gjatë lundrimit. Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Kapiteneria e Portit të Durrësit janë angazhuar për të dhënë asistencën me qëllim afrimin e kroçierës në radën e Portit të Durrësit. Ndërkohë, turistja e lënduar është dërguar për mjekim të specializuar në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit
Sinjali është lëshuar rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në drejtim të autoriteteve tona detare. Bëhet fjalë për anijen turistike "Marella Explorer 2" që po lundrontë drejt Korfuzit. (A2 Televizion)