Plagosje me thikë në Kavajë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 09:33 | Kronikë
Plagosje me thikë në Kavajë

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mëngjesin e së hënës në fshatin Gosë të Kavajës.

Policia bën të ditur se shtetasi G. M., 50 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka goditur me thikë, shtetasin N. V., 61 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos