Grabitja e argjendarisë pranë komisariatit të Lezhës, dalin detaje nga ngjarja

Nga A2 CNN
17 Gusht 2022, 20:51 | Kronikë
Grabitja e argjendarisë pranë komisariatit të Lezhës, dalin

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me grabitjen e argjendarisë në qendër të Lezhës, shumë pranë komisariatit të policisë.

Sipas dëshmitarëve, dyqani është grabitur nga një person i vetëm, i cili ka hyrë brenda tij i maskuar me skafandër.

Ai ka lëvizur i pashqetësuar nga kalimtarët e shumtë në rrugë dhe pasi ka marrë disa sende me vlerë nga argjendaria është larguar prej saj.

Grabitësi është përballur fizikisht me pronarin e dyqanit, por ai nuk ka mundur ta ndalojë.

Sipas policisë, autori është një 17 vjeçar, i cili u identifikuar nga kamerat e sigurisë dhe tashmë është shpallur në kërkim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos