Grabitja në Rinas, familjarët e “Dajës”: Nuk ka lidhje me ngjarjen

Nga A2 CNN
2 Maj 2019, 14:01 | Kronikë
Grabitja në Rinas, familjarët e “Dajës”: Nuk ka

Të afërm të Ragip Haxhihajdinit janë mbledhur sot para Prokurorisë së Tiranës me pretendimin se 50-vjeçari nuk ka asnjë lidhje me grabitjen e Rinasit.

Avokati mbrojtës i të njohurit si “Daja” nga Kosova tha se klienti i tij kërkon ballafaqim me Alkond Bengasin, për të provuar se vetmja gjë që e lidh Haxhihajdinit me këtë çështje janë njohjet e tij familjarë me vëllanë e Admir Muratajt.

“Prokuroria insiston se është pjesë, por në të vërtetë ky kërkon të ballafaqohet me shtetasin Bengasi për të vërtetuar të gjitha ato që ka pretenduar. Duhet thënë se i mbrojturi im mbahet në burg vetëm në sajë të disa deklarimeve të shtetasit Bengasi. E gjithë historia e tij është se ky njeh vetëm vëllain e të ndjerit, pasi kanë jetuar bashkë në Gjermani”, u shpreh avokati.

“Atë nuk e njohim, ndërsa vëllain e tij po dhe këtë nuk e mohoj. Edhe vëllai i tij është duke u mbajtur i pafajshëm në burgjet e Shqipërisë. Është arrestuar vetëm se e ka vëlla. Kjo ndodh sepse këtu dhe në Kosovë punon akoma komunizmi”, shprehet vëllai i Ragip Haxhihajdinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos