
Oltion Veseli, një nga të arrestuarit për grabitjen në Rinas kërkon të lirohet nga qelia.
Përmes avokatit të tij Veseli ka ankimuar masën e sigurisë "arrest ne burg" caktuar me parë nga gjykata për Krimet e Rënda.
Në ankimin e depozituar në Apel Veseli pretendon se vendimi që e la në burg është marrë në mungesë të provave dhe fakteve.
Oltion Veseli dyshohet se ka pasur rol aktiv gjatë grabitjes së 9 prillit në pistën e aeroportit të Rinasit.
Krutani 38 vjeçar dyshohet të jetë personi krah Admir Muratajt teksa i drejton armën automatike personave të sigurisë pranë avionit.
Veseli dyshohet edhe si element i radikalizuar, që në vitin 2003 ka përfunduar në burgjet afgane si përkrahës i forcave talebane. (A2 Televizion)