
Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë të cilët akuzohen për 66 grabitje të kryera në banesat e zonës të Trevizos dhe Pordenones. Nga përllogaritjet e ekspertëve rezulton se vlera e objekteve të grabitura prej tyre arrin në 2 milionë euro.
Mes të tjerave ata kanë arritur të marrin shuma të konsiderueshme të hollash, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë, si dhe disa armë zjarri.
Ndërkaq, policia sekuestroi edhe sendet me të cilat ata realizonin grabitjet, ndërsa rezulton se një pjesë të madhe të parave që kanë përfituar nga shitja e objekteve, ata i dërgonin në Shqipëri ku më pas “pastroheshin” në aktivitete të ndryshme. (A2 Televizion)