
Një grabitje ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, në zonën e njohur si Sheshi Shqiponja.
Sipas burimeve, dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një institucioni financiar dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një sasi parash që ndodheshin mbi banak, duke u larguar me ndihmën e një motori.
Forcat e rendit janë të angazhuara për identifikimin e autorëve të ngjarjes. Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, ku Policia ka shpërndarë identikitet e autorëve. (A2 Televizion)