SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 11:49 | Kronikë
SPAK merr nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit

SPAK ka marrë nën hetim ish-kryebashkiakun e Hasit Adem Lala, i dyshuar për korrupsion. Prokuroria e Posaçme e ka thirrur Lalën më datë 18 qershor për të dhënë deklarime në lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij.

Ish-kryebashkiakut të Hasit pritet t’i komunikohet akuza nga prokurorja, Enkeleda Millonai. Ai dyshohet për privatizimin e një ndërtese në Has, procedurë  e cila më pas është anuluar. Hetimi ka filluar fillimisht nga prokuroria e Kukësit dhe më pas është transferuar në SPAK.

Adem Lala është zyrtari i parë nga të zgjedhurit vendorë që merret i pandehur që nga krijimi i SPAK. Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Hasit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Lala kandidoi nën siglën e koalicionit LSI-PS. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos