Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan Rrajës

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 10:26 | Kronikë
Atentati ndaj prokurorit Ndoja, Gjykata rrëzon kërkesën e Redjan

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Redian Rrajës për lirim nga qelia. Rraja qëndron në paraburgim si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja. Ai kërkoi zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg”, duke këmbëngulur në variantin se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Në ngjarjen e ndodhur pranë mbikalimit të Shkozetit, në aksin Durrës-Tiranë, u plagos prokurori, miku i tij Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”, dhe shoferi Andi Maloku, i cili ndërroi jetë pas disa ditësh në spital. Sipas hetimit të SPAK, Halilaj është tradhtuar nga komunikimet telefonike me Redian Rrajën, i arrestuar si një nga atentatorët dhe pamjet e një kamere sigurie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos